
Boksieri Shpetim Bajoku fiton meçin ndaj tunizianit në Lojërat Mesdhetare
26.6.2022 - 18:55
Shpetim Bajoku ka shënuar fitore në rundin e parë të garave të boksit në Lojërat Mesdhetare ‘Oran 2022’.
Bajoku, i cili përfaqëson Kosovën, mundi me vendim unanim tunizianin Abdesalem Sassi, në kategorinë – 63 kg.
“Shpetim Bajoku ka shënuar fitore në raundin e parë të garave të boksit në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.Boksieri ynë mundi me vendim unanim tunizianin, Abdesalem Sassi, kategoria -63 kg. Meçi u përcolla edhe nga presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi dhe zëvendësministrja, Daulina Osmani.I urojmë fat dhe suksese Bajokut në luftën për medalje”, ka bërë të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës.