Foto: Komiteti Olimpik i Kosovës/Facebook

Ekipi i Kosovës fiton dy medalje të arta në kampionatin ballkanik të xhudos

Komiteti Olimpik i Kosovës ka njoftuar se ekipi i Kosovës në xhudo ka fituar edhe dy medalje të arta, një të argjendtë dhe një të bronztë në Kampionatin Ballkanik U-18.

Ky kampionat u mbajt këtë fundjavë në Krushevë të Maqedonisë së Veriut.

Blin Kuka, në peshën -90 kilogramë, u shpall kampion ballkanik për grup moshën U18 dhe shënoi katër fitore. Edhe Uvejs Nesimi, në peshën -50 kilogramë, pati të njëjtin rezultat.

Jon Veseli, -66 kilogramë, u shpall nënkampion ballkanik. Ai shënoi katër fitore.

Ndërsa, Sidorela Dodaj, pesha -48 kg, u shpall medaliste e bronztë ballkanike, me tri fitore.