
Boksieri Shpëtim Bajoku i siguron medalje Kosovës
29.6.2022 - 22:20
Boksieri kosovar Shpëtim Bajoku ka kaluar në gjysëmfinale të Lojërave Mesdhetare ‘Oran 2022’, duke siguruar kështu edhe një medalje për ekipin olimpik të Kosovës.
Bajoku ka mposhtur boksierin egjiptian Essam Amen në kategorinë -63 kg, në çerekfinale.
Kjo është medalja e tretë e Kosovës në këto lojëra, pas Flaka Loxhës që fitoi të bronztën dhe Distria Krasniqit që e fitoi të artën.
Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare ‘Oran 2022’