Boksierja Donjeta Sadiku fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian

Boksierja e Kosovës, Donjeta Sadiku, ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian.

Kështu njofton Komiteti Olimpik i Kosovës, i cili bën të ditur se kjo është medalja e parë evropiane për senior për Federatën e Boksit të Kosovës.

Sadiku ka pësuar humbje në gjysmëfinale nga kampionia olimpike e Tokio 2020, Kellie Harrington e Irlandës në kategorinë -60 kg të Kampionatit Evropian, që po mbahet në Budvë të Malit të Zi.