Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi në konferencë | Foto: Petrit Rrahmani

Ekip Prokurorësh për Hetimin e Përgjimeve ‘Pronto 2’

Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi mori vendim për krijimin e ekipi që do të përbëhet nga  prokurorë nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, të cilët do të kenë për detyrë  verifikojnë dhe analizojnë përmbajtjen e transkripteve të telekomunikimeve të përgjuara në rastin e MTPT-së

Lumezi këtë hap e ndërmori pasi pranoi raportin e kërkuar nga prokurori ndërkombëtar i EULEX-it, i cili është i ngarkuar me rastin e MTPT-së.

Ekipi do të përbëhet nga  një prokuror nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dhe dy prokurorëve nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Ky komision do të ketë objekt të analizimit dhe vlerësimit të gjitha ato materiale-transkripte origjinale të përgjimeve të telekomunikimeve, të cilat nuk kanë qenë të përfshira në aktakuzën e ngritur, kundër ish-zyrtarëve të Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit, nga ana e prokurorit ndërkombëtar të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.