Lansimi i platformës e-gjykata | Foto: KALLXO.com

E-Gjykata Platformë për Transparencë të Gjyqësorit

Lëvizja “Fol” në kuadër të programit “Kërko Drejtësi” langoi sot platformën e-gjykata me të cilën synohet rritja e transparencë së gjyqësorit.

Platforma mundëson kërkimin e vendimeve të gjykatave në bazë të filtrave të ndryshëm si bazës ligjore-ligjeve, kodeve e neneve në bazë të cilave janë shpallur vendimet, por edhe datës së nisjes së procedurës dhe filtrave tjerë.

Në platformë në mënyrë të vizualizuar janë paraqitur edhe deklarimet e pasurisë së gjyqtarëve.

Gersi Gashi nga Lëvizja “Fol” tregoi se çfarë synohet me platformën e-gjykata.

“Ideja e platformës ka qenë që të hapen vendimet ku kemi marrë diku  mbi 700 vendime të publikuara në Këshillin Gjyqësor të Kosovës  dhe I kemi ofruar mbi 13 filtra të ndryshëm me të cilët mund të kërkojnë njerëzit. Gjithashtu mbi 1,600 formularë të deklarimit të aseteve të gjyqtarëve janë vendosur në mënyrë të vizualizuar. Qëllimi i kësaj platforme është të ofrojë një mënyrë të re të qasjes së informatave për gjyqësorin”, tha Gashi.

Projekti synon edhe vetëdijesimin e gjyqësorit që të publikojë arsyet e mosmbajtjes së seancave dhe të evidentojë seancat që nuk mbahen.

Gjykatat të cilat kanë publikuar më së shumti vendime janë ato në Prishtinë, Prizren e Gjilan, ndërsa më së paku vendime gjyqësore kanë publikuar gjykatat në Mitrovicë, Pejë e Gjakovë.

BIRN dhe Internews Kosova ka dhjetë vjet që monitorojnë gjykatat dhe gjatë kësaj kohe janë monitoruar më shumë se 10 mijë seanca.

http://kallxo.com/birn-dhe-internews-kosova-publikuan-raportin-e-10-te-jubilar-te-monitorimit-te-gjykatave/

Në shumë raste ka ndodhur që seancat të shtyhen për arsye të ndryshme. Shkrimet e KALLXO.com për seanca të tilla mund t’i lexoni këtu.