Dy të plagosur në një vrasje në tentativë në Prekaz

Një vrasje në tentativë raportohet të ketë ndodhur dje në fshatin Prekaz i Poshtëm në Skenderaj.

Sipas policisë dy persona pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete ku kanë përdorur edhe armë zjarri.

Policia ka njoftuar se i dyshuari i parë është plagosur me mjet të mprehtë, ndërsa viktima është plagosur me armë zjarri.

Pas dhënies së ndihmës së parë në QMF në Skenderaj, dy të plagosurit janë dërguar në QKUK për tretman të mëtejmë mjekësor.

Policia ka njoftuar se me urdhër të prokurorit janë bastisur dy lokacionet e dy personave të përfshirë në rast, ku në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur një pushkë gjuetie me skadim të afatit të lejes.