foto: Ilustrim

Dy Fëmijë Lëndohen nga Zjarri në një Shtëpi

Policia njofton se dy fëmijë janë lënduar pasi zjarri shpërtheu në një shtëpi në fshatin Krushicë të Suharekës.

“Dy fëmijë të vitlindjes 2013 kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren, por jashtë rrezikut për jetë,” thuhet në komunikatën e Policisë Rajonale të Prizrenit.

Komunikata bën me dije se zjarrfikësit kanë shuar zjarrin, ndërsa po hetohen shkaqet që shkaktuan atë.