Dragash, gjendet mjet i pashpërthyer

Një person ka raportuar për një mjet të dyshuar shpërthyes gjatë ditës së djeshme në Dragash.

Sipas raportit të policisë njësia policore ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, kurse njësitë për deminim të FSK-së dhe KFOR-i amerikan kanë bërë asgjësimin e mjetit shpërthyes.

Ngjarja ka ndodhur rreth ores 14:00.