Qytetari në Leposaviq që gjeti eksploziv në veturë, dyshon për hakmarrje pasi punon në institucione kosovare

Një qytetar nga fshati Tvergjan i komunës së Leposaviqit ka raportuar se në makinën e tij ka vërejtur një mjet që mund të jetë shpërthyer.

Sipas raportit policor, njësia për deminim ka bërë de-aktivizimin e eksplozivit, derisa nga i vendi i ngjarjes janë tërhequr: një paketim eksploziv plastik PENT (prodhim serb), një detonator elektrik, një bateri 9 volt, 6 magnete dhe një tel përçues.

Policia thekson se ankuesi deklaroi se nuk ka problem me askënd, mirëpo ai dyshon se vendosja e eksplozivit është bërë në shenjë hakmarrjeje e frikësimi, pasi ai punon në institucionet e Republikës së Kosovës.

Rasti është ende në hetime nga ana e policisë.

Për këtë mjet shpërthyes, ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla më 09.04.2024 po ashtu ka akuzuar Serbinë duke u shprehur se “kur Serbia humb betejat politike, në mungesë argumentesh kthehet te retorika luftënxitëse dhe aktet e dhunës deri në terrorizëm”.

VIDEO – Gjendet një mjet i dyshimtë nën një veturë në Leposaviq, Sveçla akuzon Serbinë