Selia e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork - Foto: REL

Diplomatë Grekë e Maqedonas Takohen për Kontestin për Emër

Diplomatët nga Greqia dhe Maqedonia takohen sot në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, në përpjekje për ta zgjidhur kontestin 27 vjeçar lidhur me emër.

Diplomati amerikan, Matthew Nimetz, i cili është i dërguar personal i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për kontestin për emër ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë, do të jetë ndërmjetësues në takimin ndërmjet ambasadorit të Maqedonisë në Shtetet e Bashkuara, Vasko Naumovski, dhe negociatorit grek, Adamantios Vassilakis.

Zoti Nimetz ara dy ditësh i tha transmetuesit shtetëror grek ERT, se mendon se “popujt e të dy vendeve ndoshta janë gati për të dëgjuar disa zgjidhje, që janë në harmoni me interesat kombëtare, por po ashtu, kanë edhe elemente të kompromisit, të cilat do ta zgjidhin problemin”.

Matthew Nimitz, i cili prej vitit 1994 përpiqet që me ndërmjetësim të gjendet zgjidhje e kontestit për emër, aktualisht ka thënë se ka parë disa “momente pozitive” për këtë çështje. /REL