Digjet Objekti Ndihmës i Pompës së Benzinës

Djegien e pjesërishme të kësaj pompe e konfirmoi për KALLXO.com zëdhënësi i Komunës së Podujevës, Bujar Gimolli.

Ai tha se bëhet fjalë për pjesën përcjellëse të pompës, në hapësirën ku qëndrojnë punëtorët.

“Me ta marrë lajmin, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet emergjente si dhe Policia e Kosovës dhe e kanë fikur zjarrin, duke parandaluar që zjarri të arrijë edhe piken e gazit si dhe të derivateve,” tha Gimolli për KALLXO.com.

Ai tha se nga shpërthimi i zjarrit lëndime të lehta në fytyrë ka marrë një punëtor i pompës, po që nuk ka pasur rrezikim për jetë. Ndërsa nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.

Në vendin e ngjarjes doli edhe kryetari i  Komunës së Podujevës Agim Veliu.