Ilustrim - Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Dhunim në Prizren

Një rast dhunimi seksual është raportuar të ketë ndodhur në Prizren.

Sipas Policisë, viktima femër ka raportuar se është dhunuar nga një i dyshuar mashkull, shtetas i Shqipërisë.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 10:30.

“Viktima femër K/Rome ka raportuar se është dhunuar nga i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë”, njofton Policia.

Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër te prokurorit dërgohet ne mbajtje.