Dhuna në Tiranë lëndohen katër qytetarë dhe dy polic

Dy policë në Tiranë kanë marrë plagë me mjete të forta në kokë dhe kurriz.

 

Ndërkohë që protesta vazhdon, deri tani raportohet se janë lënduar 6 persona, 4 qytetarë dhe 2 efektivë policie.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, dy efektivë kanë marrë plagë me mjete të forta në kokë dhe kurriz.

Ata janë transportuar për në Spitalin e Traumës, ku po marrin mjekimin e nevojshëm. Ndërkohë katër protestues kanë marrë ndihmën e parë nga ekipet e urgjencës mjekësore në terren dhe aktualisht po trajtohen në repartin e Toksikologjisë në QSUT.

Mjekët konfirmojnë që janë në gjendje të stabilizuar shëndetësore. Ndërkohë autoambulancat dhe ekipet e urgjencës mjekësore janë në gatishmëri./oranews

Protesta në Shqipëri është organizuar nga opozita, e cila kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore për përgatitjen e zgjedhjeve.