Deputetja e NISMA-s, dështimet e qeverisë së kaluar mos i’a atribuoni ministrit Bytyqi

Kuvendi i Kosovës është duke vazhduar seancën e dytë të jashtëzakonshme e cila ka të bëjë me gjendjen në arsim.

Në emër të NISMA-së foli deputetja  Albulena Balaj- Halimaj, ajo tha që të gjitha dështimet që u përmendën nga kolegët paraprak nuk janë të ministrit nga partia e saj.

“Nuk është mirë t`i huqim vitet, as testet, nëse flisni për  testin PISA duhet ta dini që nuk ka qenë në mandatin e ministrit Bytyqi, unë e di që është dështim, por tani kemi pasur krejt një organizim tjetër dhe ne pi presim rezultatet”, tha ajo.

Ajo kritikoi LDK-në për qëndrimin e saj duke thënë që edhe ata janë fajtorë për këtë gjendje.

“Me pas pas kaq seriozisht kolegët paraprak asnjë punë nuk i kish mbete ministrit Bytyqi, qysh ka mundësi që LDK-ja dhe PDK-ja me bo pyetje pse s’ka çerdhe publike, qysh ka mundësi VV-ja me pyt  ministrin pse fëmijët 0-5 shkojnë në çerdhe private, çerdhet privati askush nuk i ka bo”, shtoi ajo.

Ajo tha që deputetët duhet të bëhen real dhe të pranojnë që dështimet nuk janë të ministrit Shyqiri Bytyqi por të ministrave paraprak.

“Nëse duam të bëhemi real të flasim për këtë kohë dhe jo ti atribuohen dështimet e qeverisë së kaluar ministrit Bytyqi. Kritikat për ministrin janë të pabaza për këtë mandat dy vjeçare të ministrit”, theksoi ajo.