Deputeti i PSD: Politika e jashtme e Kosovës është tallje

Deputeti Dukagjin Gorani nga PSD, e quajti tallje politikën e jashtme shtetërore të Kosovës.

“Në emër të PSD-së, këtë tallje që e quajmë politikë të jashtme shtetërore e vështroj vetëm nga një kënd. Dhe ai është nga politika e brendshme. Nuk besoj se kalon një ditë të vetme e që e dëgjoj frazën se diplomacia kosovare po shënon suksese të mëdha. Nëse kjo është e vërtetë, pse po vazhdojmë të mbahemi të izoluar nga miqtë tanë’, tha deputeti.

Sipas Goranit, deficit tregtar i këtij shteti karshi cilësisë dhe mbarë botës flet më së miri për politikën e jashtme të tij.

“Raftet e vet shërbimeve tona, me mish nga Brazili e gullash nga Kroacia, me miell nga Serbia e  ajvar nga Maqedonia flasin më së miri për dokrrat mbi diplomacinë e bashkëpunimit ndërkombëtar”, shtoi ai.