Ahmet Isufi, Deputet, AAK

Deputeti i AAK-së: Mos të bëhet propagandë që e stimulon migrimin

Ahmet Isufi, kryetar i grupit parlamentar të AAK-së tha se ka rënie të daljes së qytetarëve të Kosovës jashtë vendit mirëpo sipas tij nuk është mirë që qytetarët të shërbehen me propagandë që e stimulon migrimin.

“Në parlament duhet te jepen ide e sugjerime, mendime të cilat mund ta ndalojnë këtë dukuri”, tha ai.

Isufi ka përmendur edhe dallimin e ikjeve.

“Dallimi i ikjeve është se atëherë kemi pas ikje ilegale të depërtimit nëpër kufij siç ka qenë Hungaria por tani është një mënyrë tjetër e shkuarjes në botën e jashtme që po bëhet përmes kërkesës për viza nëpër ambasada”, tha Isufi.

“E mira do të ishte që ata të kthehen në Kosovë por duhen ide kreative që të dalim nga kjo gjendje. Qeveria këtë vit e ka shpall vit të ekonomisë dhe duhet te merren gjitha masat për të stimuluar prodhimin vendor”, u shpreh Isufi.

Sipas tij kërkimi për liberalizim të vizave është e drejtë e garantuar ë gjithë qytetarëve të Evropës.

“Kosovës po i bëhet padrejtësi e madhe sepse pamundëson ndërlidhjet ekonomike që mund të ndodhnin mes kompanive të Kosovës dhe atyre të jashtme. Pamundëson që të rinjtë të angazhohen në studime profesionalizëm dhe ti kthehen vendit të tyre dhe në resurset që duhet ngritur dhe përmes tyre të krijojmë vende të punës”, tha Isufi.

Isufi ka kërkuar nga kolegët të ketë racionalizëm në këtë drejtim dhe që bashkërisht pozitë e opozitë të shohin mundësitë se si të ndalohet ikja e të rinjve jashtë vendit.