
Ahmet Isufi - Foto: KALLXO.com
Isufi i numëron vendimet e qeverisë Haradinaj
Pas seancës së shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi ka numëruar vendimet dhe punën që partia e tij ka bërë sa ishte në krye të ekzekutivit.
Isufi theksoi së motoja e AAK-së për këtë fushatë zgjedhore do të jetë 100 për qind shtet.
“Është interes i veçantë i qytetarëve që të dijë se qeverisja Haradinaj ka mbrojtur territorin e saj, ka bërë taksën ndaj produkteve serbe e të Bosnjës e Hercegovinës, ka bërë statusin e Trepçës, tani Trepça është e Kosovës. Zonat ekonomike nëpër komuna, Ligjin për Paga, Ligjin për Prishtinën, përmbushja e të gjitha kritereve për liberalizim vizave, por tani është në dorë të BE që të kryej këtë çështje, njohja e statusit të viktimave të dhunës seksuale, rikthimi i pallatit të rinisë, lirimi ta tatimi i importit”, u shpreh ai.
Sot, në një seancë plenare, Kuvendi i Kosovës i dha fund punës në legjislaturës së VI-të.
93 deputetë mblodhën nënshkrimet për të shkarkuar vetveten.
Pas seancës shefat e grupeve paralamentare në hollin e Kuvendit kanë komentuar punën e qeverisë Haradinaj.
Vetëshpërndahet Kuvendi i Kosovës