Pas VV-së dhe PSD-së, edhe AAK deponon nënshkrimet për shpërndarjen e Kuvendit

Ditë më parë është caktuar nga Kryesia e Kuvendit të Kosovës data 22 gusht për shpërndarjen e legjislaturës së VI-të.

E menjëherë pas caktimit të datës kanë nis edhe grumbullimi i nënshkrimeve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme.

E para prej partive që i dorëzoi nënshkrimet ishte Lëvizja Vetëvendosje e cila u pasua nga PSD-ja.

Sot edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka dorëzuar nënshkrimet për shpërndarjen e Kuvendit.

“Sot në emër të Grupit Parlamentar të AAK-së, deponova nënshkrimet e deputetëve për mbajtën e seancës së jashtëzakonshme me datë 22 gusht 2019, ku në rend dite do të jenë votimi i IPA 2018 dhe shpërndarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar në “Facebook” Ahmet Isufi.

Ai ka thënë se partia e Ramush Haradinajt, i cili dha dorëheqja nga pozita e kryeministrit javë më parë, është e gatshme për zgjedhjet e reja.

“Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës është gati për procesin zgjedhor që na pret, e bindur në fitore për shkak të qeverisjes dinamike dhe vendimeve të mëdha që janë marrë nga qeveria Haradinaj dhe vendimet e mëdha qe pritet të mirren në të ardhmen”, deklaroi Isufi.

“Tani, më e fuqishme se kurrë Aleanca është e gatshme me ofertën më të mirë të forcimit të lidhjes së qytetarit me shtetin, dhe me vizion të qartë për të ardhmen euro-atlantike. Për 100% shtet!!”, thuhet në fund të postimit të nënkryetari të AAK-së, Ahmet Isufi.

VV e pakënaqur me datën e seancës për shpërndarjen e Kuvendit

www.kallxo.com