Pamje nga seanca ndaj Arsim Limanit, i akuzuar për fajde - Foto: KALLXO.com

Dënohet i Akuzuari për Fajde

Arsim Limani i akuzuar për dhënie të parave me fajde dhe organizim bixhozi është dënuar me 5 vite e gjashtë muaj burgim si dhe 10 mijë euro gjobë.

Arsim Limani akuzohet se nga viti 2009 ka organizuar lojëra të fatit pa licencë dhe është marrë edhe me fajde. Sipas prokurorisë i njëjti u ka dhënë para me fajde tetë personave duke përfituar nga ta të holla dhe patundshmëri.

Limani është gjykuar në një proces të gjatë gjyqësorë ku viktimat e fajdeve kishin rrëfyer për mënyrën se si ata morën dhe paguan kamata.

Kallxo.com ka transmetuar rrëfimet e deshmitareve te ketij rasti

http://kallxo.com/deshmitari-per-10-mije-euro-duhej-ti-ktheja-40-mije/