Arrestohet një i dyshuar për fajde në Shtime

Një person u arrestua gjatë së enjtes në Shtime si i dyshuar për fajde.

I arrestuari dyshohet se kishte kryer veprën ndaj një burri dhe e kishte sulmuar fizikisht atë.

Prokurori kompetent ka vendosur që të dyshuarin ta dërgoj në mbajtje.

I dyshuari 39 vjeçar me iniciale A. R. u arrestua në rrugën “Ymer Devetaku”.

Viktima dyshohet se ishte sulmuar nga i dyshuari me mjet të fortë dhe se nga i dyshuari kishte marrë para me fajde dhe nuk kishte arritur të kthej shumën e cakatuar të parave prej 7000 euro, në emër të fajdesë.