Ilustrim

Operacion policor në Ferizaj, arrestohen katër të dyshuar për fajde

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka zhvilluar sot operacionin në katër lokacione në Ferizaj ku janë arrestuar katër persona të dyshuar për fajde.

Sipas komunikatës së organeve të rendit, të dyshuarit gjatë viteve 2021/2023, dyshohen se e kanë detyruar viktimën që t’i paguajë deri më tani para me fajde në vlerë prej 164.500 euro.

Gjatë kontrollit në pronat e të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar: Dy pistoleta, katër karikator, dy pushkë gjuetie, 95 fishekë, 5 telefona mobil, 2600 euro dhe shënime/evidenca, kontrata dhe marrëveshje që dyshohen se lidhen me veprën penale.

Të dyshuarit pas intervistës me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë për proceduar të mëtejme ligjore.