Ilustrim

Prishtinë, arrestohet i dyshuari për fajde

Policia ka arrestuar mbrëmë rreth orës 22:50 një person ndaj të cilit kishte urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata, i dyshuar për veprën penale – fajde.

Arrestimi ka ndodhur në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.