Foto: Ilustrim

I Dehuri Fyen dhe Kërcënon Policët

Policia njofton për një rast që ka ndodhur në orët e para të ditës së djeshme në rr. “Arkitekt Karl Gega” në kryeqytet.

Sipas raportit të përditshëm policor, një i dyshuar në gjendje të dehur ka ndalur veturën e tij në shiritin qarkullues të rrugës, si dhe nuk ka përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë.

I njëjti ka fyer dhe kërcënuar verbalisht ata.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rastin Policia po e trajton si moszbatim i urdhrave të personit zyrtar.