Deputeti i Alternativës, Ilir Deda

Deda: Ta kapim trenin e fundit për vizat

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Alternativës, Ilir Deda, ka thënë se liberalizimi i vizave sivjet është interesi primar për njerëzit e Kosovës dhe është çështje kyçe për politikën e Kosovës.

“Nëse ne e humbim këtë rast do të presim edhe vite tjera dhe ne s’kemi luks të presim. Siç është dëshmuar këto 10 vjet ndryshimi i politikës së brendshme në shtete të ndryshme në perëndim nuk është në favor të Kosovës dhe ne duhet ta kapim trenin e fundit ”, tha Deda në “Click” , shkruan rtv21.tv.

Deputeti më tej ka thënë se ka qenë vështirë të lobohet vitin e kaluar për vizat kur s’i kemi pasur të plotësuara kriteret mirëpo tani pasi i kemi plotësuar kriteret është lehtë./21Media