Deda: Kosova do të Përfundojë Keq

“Na sot kemi hi në fazën më të rrezikshme të këtij vendi, me gjysmën e Kosovës jashtë e me gjysmën mrena. A e dini ka jemi tu shku? Kosova ka me përfundu keq. Derisa të rrimë kështu  të barrikadum prej njani-tjetrit,” tha Deda.

Ai tha se përgjegjësi kanë të gjithë deputetë që janë të zgjedhur nga qytetarët e Kosovës.

“Përgjegjësi keni edhe ju, ma s’shumti përgjegjësi ju takon juve, sepse jeni shumicë. Nuk po e ndini peshën e përgjegjësisë,” iu drejtua deputetëve të pozitës Deda.

Ndërsa duke ju drejtuar Hashim Thaçit, Deda tha se ai është duke e përçarë popullin,

“ Ti z. zëvendëskryeministër je tu e përça popullin me deklaratat tua,” tha Deda.

Hashim Thaçi pas protestës opozitare të 17 shkurtit tha “ata kishin dërguar mesazhe na pritni në qeveri, e ne ishim 20 metra larg binës. Ata u larguan me bisht në shalë si qyqarë,” tha Thaçi

Deda u bëri thirrje edhe pjesëtarëve të bashkësive etnike që të mos anojnë politikisht.

“Mos hyni në konfliktin brendashqiptar duhet me na e lanë neve me e zgjidhë vetë këtë problem,” tha Deda. [interaction id=”56c727eaee2dfdd360673cd6”]