Mitrovice- veri - 08.12.2018

Ceca futet në Kosovë

Këngëtarja serbe, Svetlana Raznatoviq e njohur si “Ceca” nëpërmjet një fotografie dhe një videoje të postuara në Instagram ka lajmëruar ardhjen e saj në Kosovë.

Në fotografinë e saj shkruan “Edhe pak, në kufirin administrativ”.

Ndërsa, ajo në videon e postuar tregon se ka hyrë në Kosovë dhe po shkon drejt qytetit të Mitrovicës.

Ceca sot pritet të performoj në koncertin para konvikteve studentore në Mitrovicën e Veriut.

KALLXO.com po raporton në vazhdimësi nga vendi i ngjarjes, ku shihet se moti i lig me shi nuk ka bashkuar shumë qytetarë.

Ceca ishte bashkëshortja e kriminelit serb Zheljko Razhnatoviq – Arkani, një udhëheqës paramilitare dhe vrasës i mija shqiptarëve në luftën e Kosovës. Ai u vrarë më 15 janar 2000 në Hotel Intercontinental në Beograd nga një vrasës i panjohur.

 

https://kallxo.com/fotografi-nga-vendi-ku-pritet-te-performoj-kengetarja-nga-serbia-svetlana-raznatovic-e-njohur-si-ceca/

 

https://kallxo.com/ganimete-musliu-mos-lejoni-qe-ceca-te-hyje-ne-kosove/

.