Ilustrim Foto: Adelina Ahmeti/ 8 dhjetor, 2022 KALLXO. com

Shpërthim në Lagjen e Boshnjakëve

Të enjten në mbrëmje, rreth orës 22:30 një shpërthim i fortë është dëgjuar në pjesën e “Lagjes së Boshnjakëve” në Mitrovicën e Veriut.

Nga ky shpërthim, dëme materiale ka pësuar një automjet, xhamat e të cilit janë thyer ndërsa nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar.

Deri më tani nuk ka ndonjë informacion për personin apo personat e dyshuar në lidhje me shpërthimin.

Zëvendësdrejtori i Policisë në për veriun, Veton Elshani ka thënë për KALLXO.com se dyshimet janë se në Lagjen e Boshnjakëve shpërtheu një granatë dore.

Rasti është duke u hetuar nga organet e rendit.