Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq - Foto: REL

Brnabiq: Nuk ka lëvizje në hetimin e vrasjes së Ivanoviqit

Në pyetjen se çfarë ajo di dhe çfarë mund t’i thotë publikut në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviqit, Ana Brnabiq tha se sot nuk do të flasë për këtë, pasi nuk mund të japë deklarata paushall, ndonëse e ka pranuar se ka qenë e informuar lidhur me këtë.

“Për fat të keq, ashtu sikur ka thënë presidenti Aleksandar Vuçiq dhe ministrat në Qeverinë serbe, nuk kemi parë lëvizje në këtë hetim. Prishtina nuk ka bërë mjaftueshëm për gjetjen e fajtorëve të këtij akti terrorist”, tha ajo.

Oliver Ivanoviq më 16 janar u vra në Mitrovicën e Veriut dhe ende janë të panjohur sulmuesit./21Media