Gjykimi për vjedhje ndaj Besnik Rudit

Besnik Rudit si kujtohet vepra penale për të cilën akuzohet

Në Gjykatën Themelore të Gjakovës, u mbajt shqyrtimi fillestar kundër të akuzuarit Besnik Rudi.

I pandehuri Besnik Rudi, po akuzohet nga Prokuroria Themelore e Gjakovës, për veprën penale të vjedhjes së rëndë.

“Nuk më kujtohet që e kam kryer këtë vepër penale”, deklaroj i pandehuri në pyetjen e gjyqtares Diana Sina, se a e pranon fajësinë.

Mungesa e të dëmtuarit Syart Kasapi, bëri që gjyqtarja e çështjes me aktvendim të e shtyen gjykimin për muajin Shtator.

Poashtu gjyqtarja Sina konstatoi se i dëmtuari me urdhëresë, do të shoqërohet me detyrim për pjesëmarrjen në seancën e radhës, të cilën urdhëresë do ta ekzekutoj stacioni policor.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, Besnik Rudi  në Gusht të vitit 2014, në lokalin “Play Station Telax” në Gjakovë, pronë e Syart Kasapit, ia merr pasurinë e paluajtshme.

Në aktakuzë thuhet se i pandehuri Besnik Rudi, në mënyrë që vetit t`i sjell përfitime pasurore të kundërligjshme, i heq profilat nga dritarja e lokalit e pastaj e heq edhe dritaren dhe futet brenda.

Gjithnjë sipas aktakuzës së Prokurorisë, i pandehuri Besnik Rudi prej aty merr tre televizorë të tipit Premium 42 inç, një playstation dhe 4 gjostika, e më pas largohet nga vendi i ngjarjes.

Me këto veprime dyshohet të ketë kryer veprën penale të vjedhjes së rëndë.