BERZH ndan 17.2 milionë euro për hekurudhën Fushë Kosovë - Mitrovicë

Në Ministrinë e Financave sot do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes Grant për fazën 2 për projektin për Rehabilitimin e linjës 10 Hekurudhore, segmenti Fushë Kosovë-Mitrovicë, në vlerën 17.2 milionë euro.

Marrëveshja do të nënshkruhet nga ministri i Financave Bedri Hamza, shefja e Zyrës së BE-së dhe përfaqësuesja Speciale e BE-së në Kosovë Nataliya Apostolova, si dhe drejtoresha e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) për sektorin e Transportit Sue Barrett.

(Ndërtesa e Qeverisë, salla P32,  ora 9:00)