Autobuse/Trafiku Urban

Blerja e 30 autobusëve të rinj, "Trafiku Urban" dhe BERZH nënshkruajnë një marrëveshje

Ndërmarrja komunale e Prishtinës “Trafiku Urban” dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) kanë nënshkruar sot një marrëveshje, e cila ka të bëjë me blerjen e 30 autobusëve të rinj.

Sipas njoftimit, BERZH ka dhënë grant për ta ndihmuar ndërmarrjen për shërbimet e konsulencës për blerjen e 30 autobusëve të rinj.

Ndërsa thuhet se ky projekt pritet të përfundojë gjatë këtij viti.

Marrëveshja është nënshkruar nga kryeshefi ekzekutiv i “Trafikut Urban”, Burim Maraj, dhe zëvendësdrejtori i BERZH-it në Kosovë, Arianit Blakaj.

Në vitin 2022, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, kishte nënshkruar marrëveshjen për kredi prej 10 milionë eurosh me BERZH-in.

Sipas Komunës, kjo kredi do të përdoret për blerjen e 30 autobusëve, gjashtë prej të cilëve janë autobusë elektrikë me bateri dhe njëzet e katër të modelit EURO VI, së bashku me infrastrukturën për karikimin e tyre.

Përparim Rama nënshkruan kredi 10 milionë euro me BERZh për blerjen e 30 autobusëve