BE ‘hesht’ karshi idesë së ndarjes territoriale të Kosovës

Bashkimi Europian ‘heshtë’ karshi idesë së ndarjes territoriale të Kosovës dhe karshi mundësisë që kjo ide të përfshihet në tavolinën e bisedimeve të kuadër të fazës finale të dialogut Kosovë-Serbi.

Në pyetjet e KALLXO.com se a do ta përkrahin një ide të tillë  Maja Kocijançiq, zëdhënëse e shefes së BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, nuk është përgjigjur.

Mirëpo Kocijançic, në të njëjtin email, nuk e ka përjashtuar mundësinë që Trepça të jetë në tavolinën e bisedimeve duke thënë se Prishtina dhe Beogradi i sjellin në tavolinë çështjet të cilat ata i konsiderojnë të hapura.

“BE-ja si ndërmjetësues ka qenë gjithmonë e qartë se rendi i ditës në dialog është vendosur nga Beogradi dhe Prishtina, ne nuk komentojmë pikat që ata duan të diskutojnë. Ata sjellin në tryezë çështjet që i konsiderojnë të hapura dhe më pas ata duhet të bien dakord nëse do të diskutojnë çdo çështje në mënyrë që të arrijnë një marrëveshje ligjërisht detyruese për të gjitha çështjet e pazgjidhura” tha ajo për KALLXO.com.

Gjatë ditës së djeshme një deklaratë e zëdhënëse së BE-së, për Trepçën, ka ngritur reagimin e krerëve institucional, kryeministri Ramush Haradinaj tha se “BE-së i ka humbur rruga në oborr”, kryeparlamentari Kadri Veseli tha se deklarata të tilla “rrënojnë çdo perspektivë të dialogut”, ndërsa presidenti Hashim Thaci tha se “pikat strategjike si Liqeni i Ujmanit, qyteti i tërë i Mitrovicës, Trepça, këto janë resurse të panegociueshme”.

Ekipi negociator, mes kritikave dhe lëvdatave për unitet në dialog