Banorët Mbesin Pa Ujë për Dëmtim të Gypit

Dëmtimi është bërë kompania “Veha” e kontraktuar nga Komuna e Prishtinës për të rregulluar atë rrugë.

Avdi Morina, banor i kësaj lagjeje, thotë se më herët nuk kanë pasur probleme me mungesë uji.

“Kurrë nuk na është ndalë këtu, një orë ose dy, mirëpo që katër vjet jam këtu, s’kemi pasë probleme me ujë,” thotë ai për KALLXO.com.

Hajkune Dema një banore tjetër e rrugës “Avdyl Ramaj” i frikësohet ndonjë infektimi të mundshëm për mungesë uji në këto temperatura të larta.

“Jemi mbet pa ujë, po duhet me përdorë ujin e katër muajve, ata mu pi faktikisht nuk pihet. Unë kur ta marr infektimin me krejt familjen, mu çka më vyen, mu s’ma paguan as komuna e as tenderët kushdo që i ka marrë,” reagon ajo.

Dema thotë se komuna është dashur t’ua sigurojë ujin banorëve të mbetur pa të për shkak të prishjes.

“Na po e dimë që është prishë, çka prishet nuk bëhet më, por është dashtë me na i pru cisternat e ujit mos mu infektu na me shku krejt në spitale,” kërkon ajo.

Një përfaqësues i kompanisë “Veha” që nuk ka dashur të flasë para kamerave, tha për KALLXO.com se gypi i prishur do të rregullohet sot.

Edhe Komuna e Prishtinës tregoi se gypi i prishur është rregulluar.

“Në Lagjen ‘Taslixhe’ është duke u bërë zhvendosja e një trafostacioni të rrymës. Gjatë punimeve ka ardhë deri te dëmtimi i një gypi për furnizim te ujit dhe si pasojë ka ardhë deri te ndërprerja e furnizimit me ujë. Komuna e Prishtinës ka intervenuar menjëherë dhe situata është normalizuar,” thuhet në përgjigjen e komunës.