Ilustrim

Babai raporton në polici se është rrahur nga djali narkoman

Një person ka raportuar dje në polici se është sulmuar nga djali i tij.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 09:00, në Prishtinë.

Sipas njoftimit, viktima ka raportuar se në shtëpinë e tij është sulmuar fizikisht dhe kanosur nga djali i tij. Sipas viktimës, djali i tij është përdorues i substancave narkotike dhe paraqet rrezik për familjen dhe rrethin ku jeton.

I dyshuari është kërkuar nga policia, por nuk është takuar, dhe i njëjti ende ndodhet në arrati.