Avokati Bostjan Penko- Foto: Kallxo.com

Avokati: Sekiraqa u Dënua pa Prova

Mbrojtësi slloven i Enver Sekiraqës foli para mediave menjëherë pasi Gjykata ia shqiptoi dënimin prej 37 vjet burgim klientit të tij.

Bostjan Penko tha se që nga fillimi i procesit gjyqësor e kishte bindjen se gjykimi nuk do të ishte i drejtë.

“Më duhet të pranoj se nga fillimi e kisha përshtypjen se ky nuk do të ishte një gjykim i drejtë dhe ndjenjat e mia u konfirmuan me këtë aktgjykim dhe jam pakëndëshëm i befasuar me vendimin e Gjykatës dhe nuk e di se në çfarë prova dhe dëshmi gjykata do ta bazojë vendimin e saj sepse sipas nesh nuk kishte prova se Enver Sekiraqa nxiti Arben Berishën”, tha Penko.

Avokati paralajmëroi se do të apelojë vendimin.

Pas një gjykimi maratonik, që zgjati më shumë se një vit e gjysmë, Sekiraqa u gjet fajtor në veprat penale të nxitjes së vrasjes dhe të detyrimit, ndërsa u shpall i pafajshëm në pikën e akuzës për dhunim.

KALLXO.com e ka përcjellë në tërësi gjykimin e Sekiraqës dhe dosja e plotë e këtij procesi të gjendet këtu.