Foto: Ilustrim

Arrestohet zyrtari që dyshohet se e përvetësoi detyrën zyrtare

Përmes një komunikate për media Prokuroria Themelore e Ferizajt ka njoftuar se ka ndaluar për 48 orë personin zyrtar B.B për të cilin sipas Prokurorisë ekziston dyshimi i bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprën penale “Përvetësimi në detyrë”.

Lidhur me rastin në fjalë Prokuroria Themelore e Ferizajt, ka njoftuar se ndaj të dyshuarit B.B., prokurori i rastit do të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit.