Ilustrim
Arrestohet pasi godet shokun me mjet të fortë
08.3.2019 - 12:43
Në rrugën “Remzi Salihu” në Prishtinë është arrestuar i dyshuari burrë pasi ka sulmuar një burrë tjetër derisa ishin duke luajtur me shokë.
Sipas Policisë së Kosovës viktima ka marrë tretman mjekësor pas lëndimeve të marra nga sulmuesi.
I dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.