Ilustrim
Arrestohet pasi falsifikoi dokumente të veteranëve
02.3.2019 - 10:55
Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme nga policia në Skenderaj për falsifikim të dokumenteve.
Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari që nga muaji shkurt, deri në muajin prill, ka siguruar për disa persona dokumente të falsifikuara për të përfituar pensionin e veteranit të luftës.
Policia në raportin e saj ka njoftuar se i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.