Foto: Ilustrim

Arrestohet në Kosovë i kërkuari nga Gjermania

Një shtetas i Gjermanisë është arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës.

Sipas burimeve të KALLXO.com i dyshuari po kërkohej nga autoritet gjermane për trafikim droge.

Lajmin për arrestimin e të dyshuarit e ka konfirmuar edhe  zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Policia mbrëmë ka arrestuar një shtetas gjerman në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar. I njëjti është i kërkuar nga autoritet Gjermane”, ka thënë Krasniqi për KALLXO.com.

Krasniqi tutje shtoi se çështja e ekstradimit të tij është përgjegjësi e Ministrisë së Drejtësisë.