Ilustrim

Arrestohen tre shtetas të Shqipërisë për vjedhje në Grykën e Deçanit

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre të dyshuar, shtetas të Shqipërisë, pasi që të njëjtit janë takuar duke vjedhur drunj.

Rasti ka ndodhur dje në Grykën e Deçanit në rajonin e Pejës.

“Masa drunore është konfiskuar, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.