Arrestime të Protestuesve

Në ndjekje të protestuesve që ngjyrosën kuq dhe thyen disa nga xhamat e objektit të Kuvendit policia po kryen edhe arrestime.

Policia është vendosur në afërsi të katedrales, ndërsa një grup protestuesish po e mbajnë një distancë të caktuar me policinë.

Një nga protestuesit është arrestuar para pak çastesh në qendër të Prishtinës, ndërsa gjatë ndjekjes policia ka arrestuar edhe një person të dytë.

Policia te kompleksi universitar arrestoi edhe një person tjetër.