Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Arrestime në Pikën Kufitare në Vërmicë

Dy persona janë arrestuar në pikën kufitare në Vërmicë  pasi tek të njejtit janë gjetur substanca  narkotike.

Policia gjatë kontrollit tek të dyshuarit shtetas të Shqipërisë, te njëri prej tyre ka gjetur dhe konfiskuar substancë të dyshuar narkotike e llojit kanabis me peshë 1.128 gram dhe 1500 euro para.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.