Kuvendi i Kosoves, Photo:Atdhe Mulla.

Arrestim për Ndërhyrje në Sistem të Kuvendit

Një person është arrestuar dje, si i dyshuar për ndërhyrje në sistemin kompjuterik të Kuvendit të Kosovës.

Lajmin e bën të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Arrestimi sipas policisë ndodhi dje në orën 11:00.

Policia dyshon se i arrestuari ka ndërhyrë edhe në rrjetin televiziv të objektit të legjislativit.

Policia njofton se konfiskoi mjetet e përdorura për ndërhyrje nga i dyshuari.

“Nga i dyshuari është konfiskuar një kabllo dhe një pajisje wifi,” thuhet në raportin policor.

Dje në Kuvendin e Kosovës njëra nga pikat e rendit të ditës ishte ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Qeveria e tërhoqi këtë pikë nga rendi i ditës, ngase munguan deputetët e Listës Serbe që janë pjesë e koalicionit qeveritar, derisa edhe opozita po e kundërshton marrëveshjen.

KALLXO.com raportoi dje për zhvillimet brenda e jashtë Kuvendit të Kosovës.

http://kallxo.com/live-dita-e-demarkacionit/

http://kallxo.com/kurti-sot-kemi-korrur-fitore-historike/

http://kallxo.com/kurti-sot-kemi-korrur-fitore-historike/