Aktakuzë Ndaj Luftëtarit të Dyshuar të ISIS-it

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës të enjten ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit L.F., i cili dyshohet për veprën penale të organizimit dhe pjesëmarrjes në grup terrorist.

“Sipas aktakuzës, i pandehuri L. F. i është bashkuar organizatës terroriste të quajtur “ISIS”, duke marrë pjesë në luftimet e zhvilluara në Siri, ku atje ka qëndruar afër dy muaj”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Shtetit.

Sipas Prokurorisë, i pandehuri pas dy muaj qëndrimi në Siri, është ndaluar nga Policia e Turqisë dhe është kthyer në Republikën e Kosovës.

“Me këto veprime, i pandehuri ka kryer veprën penale: Organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist”, thuhet në njoftim.

Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendës i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cili i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor për veprën e kryer penale dhe ta dënojë sipas ligjit. [interaction id=”56cf1d2dfe5d459225c76fcc”]