Aparatet e lojërave të fatit të konfiskuara në një aksion të mëhershëm - Foto: Dogana e Kosovës

Aksion i Doganës Kundër Lojërave Ilegale të Fatit

Njësitë e Doganës së Kosovës kanë kryer kontroll në tri lokale të dyshuara për operim me lojëra të fatit pa licencë.

Aksioni kundër informalitetit dhe për mbrojtje të taksës së akcizës është zhvilluar në territorin e komunës së Vushtrrisë dhe në qytetin e Mitrovicës.

Sipas një njoftimi të Doganës, gjatë këtij aksioni janë gjetur të palicencuara (kontrabanduara) 10 aparate për lojëra fati, 7 pajisje elektronike për lojëra të ndaluara (Keno, Racing Dogs) dhe 1 pikë basti (Colosseum) që vepron ilegalisht në Republikën e Kosovës.

KALLXO.com edhe më herët ka raportuar për aksionet e Doganës kundër lokaleve të lojërave të fatit.

http://kallxo.com/dogana-konfiskon-aparate-te-lojerave-te-fatit/