AKP Publikon Uzurpatorët, Emra të Njohur në Listë

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka publikuar listën prej 170 uzurpatorëve aktualë dhe të mëhershëm të ndërmarrjeve shoqërore.

Sipas komunikatë së kësaj agjencie, kjo listë është kërkuar nga kryetari I Kuvendit, Kadri Veseli dhe me kërkesën e policisë, AKP ka njoftuar këtë institucion me listën e pronave të uzurpuara në pronësi shoqërore dhe pronave të shitura me uzurpatorë.

Në raportin përmbledhës të publikuar në faqen e AKP-së të aseteve që shfrytëzohen nga uzurpatorët në mesin e totalit prej 170, 116 janë persona fizikë ndërsa 54 persona juridikë.

Kjo listë është e ndarë në pesë rajone ku gjendet selia e Ndërmarrjeve Shoqërore, me uzurpatorë prin Mitrovica, e pasuar nga Prishtina, Peja, Prizreni dhe Gjilani në fund me asnjë.

Edhe në raportin ku sipas komunës gjindet aseti prap prin Mitrovica, ajo Veriore me 31 ndërsa ajo Jugore me 15. Për tu pasuar me komunën e Prishtinëes, Vushtrrisë, Gllogovcit etj.

Në listën e emrave të shfytëzuesve pa kontratë, mes tjerëve, gjenden edhe kolegji “FAMA”, Mitrovicë e Jugut; kompania e sigurimeve “Iliria’, Pejë;  Kosova Petrol e Bedri Selmanit, Prishtinë, Lipjan, Viti, Rahovec, Ferizaj, Dragash.

Kjo është lista e plotë e uzurpatorëve e publikuar nga AKP.