AKP njofton palët që kanë parashtruar kërkesa për disa autoritete të likuidimit

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka njoftuar palët që të përgjigjen për të dhënë informata shtesë.

Autoritetet e Likuidimit (AL-të) të NSh-ve: Radio Televizioni i Prishtinës (në likuidim), Miniera Boksitet e Kosovës Volljak (në likuidim), KB Drenica (në likuidim), Elan (në likuidim) të emëruar sipas Nenit 12 të Shtojcës së Ligjit Nr. 04/L-034 për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, duke vërejtur mos pranimin e shkresave në vijim (Kërkesa për informata shtesë) në adresat e parashtruesve të kërkesave bazuar në nenin 49 të Shtojcës së Ligjit Nr. 04/L-034 për AKP publikon këtë njoftim.

AKP ka njoftuar edhe për kohën deri kur mund të paraqitën palët.

“Të gjithë parashtruesit e kërkesave si në listën e mëposhtme, të paraqiten për të pranuar shkresat përkatëse (Kërkesa për informata shtesë) të Autoriteteve të Likuidimit në adresën e përcaktuar në zyrën përkatëse rajonale të AKP-së, para ose deri në orën 16:00 të datës 25 prill 2024” – thuhet në njoftim.

Lista e plotë:

Mos marrja e shkresave (Kërkesa për informata shtesë) nga AL-të në zyrën përkatëse rajonale të AKP-së brenda orës dhe datës së paraqitur më lart do t’i nënshtrohet efektit ligjor të përcaktuar në Nenin 37.7 të Shtojcës së Ligjit Nr. 04/L-034 për Agjencinë Kosovare të Privatizimit. Shkresa (Kërkesa për informata shtesë) do të konsiderohet si e dorëzuar nga Autoriteti përkatës i Likuidimit, nëse parashtruesi i kërkesës nuk e merr atë brenda afatit të përcaktuar.

Për më shumë informata, vizitoni faqen e internetit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe klikoni në shtigjet e mëposhtme:

Shtegu në gjuhën shqipe:            https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=1,58

Shtegu në gjuhën serbe:               https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=3,58

Shtegu në gjuhën angleze:          https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=2,58