Hapësira publike te rruga B, Foto: Facebook/Shpend Ahmeti

Ahmeti: Hapësira publike te 'Rruga B' e rigjeneruar plotësisht

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se hapësira publike te “Rruga B” është rigjeneruar plotësisht.

Këtë ai e ka bërë duke postuar disa foto në llogarinë e tij në Facebook të hapësirës publike se si ka qenë dhe se si është bërë tani pas rregullimit të këndit të lojërave për fëmijë dhe vizatimeve në muret anësore nga “Meeting of Styles”.

I pari i Prishtinës ka falënderuar të gjithë që kanë kontribuar që kjo pjesë të ndryshohet plotësisht.

“Hapësira Publike te rruga B tashmë është rigjeneruar plotësisht. Falenderojmë edhe Meeting of Styles për vizatimet. Falemnderit UN Habitat dhe fëmijet që e dizajnuan. Falenderojmē edhe Zyren e Rigjenerimit Urban për punën e mrekullueshme”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Hapësira publike te rruga B – Para, Foto: Facebook/Shpend Ahmeti
Hapësira publike te rruga B – Pas, Foto: Facebook/Shpend Ahmeti