Ahmet Isufi: Të reflektojmë para dështimeve

Ahmet Isufi kryetar i GP të AAK-së ka thënë se seanca e thirrur qe dy herë nënkupton që nuk kemi përgjegjësi të mjaftueshme institucionale në vendin tonë.

Ai tha se nuk e di se sa do të ketë rezultat pasi këtu nuk është krye-protagonisti i duhur Ministri i Punëve të Jashtme, për të dhënë sqarime për politikën e jashtme.

“Paraprakisht duhet të reflektojmë dhe të përgatitemi për momente të caktuara që Kosova të fitoj e jo të ketë diskurs të acarimeve kur në këtë rast fitojnë kundërshtarët”, tha Isufi.

Sa i përket rritje së masës së vendosur nga 10 në 100 përqind, për produktet e Serbisë, Isufi tha se ky vendim e favorizon Kosovën, konsumatorin, shtetin e Kosovës dhe prodhuesit vendorë.

“Duhet edhe veprime të mëtutjeshme të bëjmë në mënyrë që Serbia ta kuptoj që Kosova është shtet i pavarur dhe funksionon si i tillë dhe reciprociteti duhet të vihet si mënyrë e sjelljes ndaj një shteti i cili nuk zbaton marrëveshjet e arritura në Burksel”, tha ai.

Sa i përket mos anëtarësimit në INTERPOL Isufi tha se duhet të mbledhin mend dhe të fokusohen në një politike frytdhënëse pozitë e opozitë kur është në pyetje interesi i Kosovës.